Projekti
“Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB)”
Partnerët e projektit
- ▸ Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë
- ▸ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Detaje kohore
Kohëzgjatja: 5 vite
Data e fillimit: 20 shkurt 2020
Data e përfundimit: 20 shkurt 2025
Përmbledhja e projektit
Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e një kuadri bashkëpunimi për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërkufitare, me fokus në zhvillimin dhe modernizimin e regjistrave të biznesit në të dy vendet. Ky bashkëpunim synon shkëmbimin e përvojave, rritjen e efektivitetit institucional dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin e biznesit.
Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:
- ▸ Shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e programeve të reja zhvillimore
- ▸ Zgjerimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e njohurive ndërinstitucionale
- ▸ Shkëmbimin e të dhënave për ofrimin e shërbimeve më cilësore ndaj bizneseve