
Regjistrime sipas nenit 45 të ligjit Nr.9723, datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar
▼
Bazuar në nenin 45 me titull “Regjistrimet me vendim gjyqësor” të ligjit “Për Regjistrimin e Biznesit, i ndryshuar, përcaktohet se:
- QKB-ja regjistron në regjistër dhe publikon, kryesisht ose me kërkesë nga çdo person i interesuar, vendimet gjyqësore për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit.
- Kërkesës për regjistrime nga personat e interesuar i bashkëlidhet vendimi përkatës. Regjistrimi kryhet brenda afatit njëditor nga dita kur QKB-së i njoftohet vendimi përkatës ose nga data e paraqitjes së kërkesës së palës së interesuar.
- Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Administratë)
- Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Biznes)
- Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Individ)