Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu
icon
APLIKIM PËR NJOFTIM PËR PUSHIMIN E PËRKOHSHËM TË AKTIVITETIT (PEZULLIM)
Aplikim për njoftim për pushimin e përkohshëm të aktivitetit (pezullim)

Shërbimi elektronik "Aplikim për njoftim për pushimin e përkohshëm të aktivitetit (pezullim)" i'u mundëson subjekteve tregtare të njoftojnë pushimin e përkohshëm të aktivitetit te tyre. Me regjistrimin e këtij njoftimi statusi i subjektit shënon “Pezulluar”.

icon
DEPOZITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE DHE RAPORTEVE TË AUDITIMIT (PËR SUBJEKTET ME ADMINISTRATOR SHQIPTAR DHE/OSE TË HUAJ)
Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)
Submission of financial statements and audit reports (for entities with Albanian and/or foreign administrators)

Ky shërbim elektronik mundëson depozitimin në QKB të pasqyrave financiare dhe raporteve te auditit (kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme). Shërbimi mund t’i ofrohet vetëm një subjekti/biznesi që është i regjistruar tashmë në QKB.

icon
EKSTRAKT I THJESHTË/HISTORIK (BIZNES)
Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes)

Shërbimi elektronik "Ekstrakt i thjeshtë/historik(Biznes)", u ofrohet përdoruesve të tipit “biznes” në portalin qeveritar e-albania, për të marrë një informacion të detajuar mbi të gjitha të dhënat e regjistruara si dhe historikun e veprimeve të kryera për çdo subjekt në regjistrin tregtar të QKB-së. Ekstrakti/et gjenerohet/n nga sistemi i QKB-së dhe shkarkohet menjëherë online me vulë elektronike me vlerë ligjore nga subjekti i interesuar.

icon
EKSTRAKT I THJESHTË/HISTORIK (QYTETAR)
Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar)

Shërbimi elektronik "Ekstrakt i thjeshtë/historik(Qytetar)", u ofrohet përdoruesve të tipit “qytetar” në portalin qeveritar e-albania për të marrë një informacion të detajuar mbi të gjitha të dhënat e regjistruara si dhe historikun e veprimeve të kryera për çdo subjekt në regjistrin tregtar të QKB-së. Ekstrakti/et gjenerohet/n nga sistemi i QKB-së dhe shkarkohet menjëherë online me vulë elektronike me vlerë ligjore nga subjekti i interesuar.

icon
CERTIFIKATË REGJISTRIMI
Certifikatë Regjistrimi

Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik bizneset mund të marrin në kohë reale certifikatën e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit me vulë elektronike me vlerë të plote ligjore. Certifikata përmban të dhëna mbi NUIS (numrin unik të identifikimit të biznesit), i cili lëshohet në momentin e regjistrimit të subjekteve tregtare me të certifikatës së regjistrimit. Gjithashtu në të, tregohet statusi i biznesit, adresa, afati i veprimtarisë dhe data e regjistrimit të biznesit.

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA OBJEKT PËR NJOFTIMIN E MIRATIMIT TË BASHKIMIT NDËRKUFITAR ME KRIJIMIN E SHOQËRISË SË RE
Aplikim nga shoqëria objekt për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me krijimin e shoqërisë së re

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria objekt për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me krijimin e shoqërisë së re” u mundëson subjekteve tregtare të prishen pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të një shoqërie tjetër tregtare të themeluar rishtazi (shoqëria e re). Kjo këmbim të emetimit për ortakët/aksionarët e shoqërisë objekt të titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit të shoqërisë së re dhe, nëse është e zbatueshme, të një pagese në mjete monetare, e cila nuk është më e madhe se 10 % e vlerës nominale ose, në mungesë të vlerës nominale, të vlerës kontabël të këtyre titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit.

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA OBJEKT PËR NJOFTIMIN E MIRATIMIT TË BASHKIMIT NDËRKUFITAR ME PËRTHITHJE
Aplikim nga shoqëria objekt për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria objekt për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje” u mundëson subjekteve tregtare të prishen pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të një shoqërie tjetër ekzistuese (shoqëria përthithëse). Kjo në këmbim të emetimit në favor të ortakëve/aksionarëve të shoqërisë objekt, të titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit të shoqërisë përthithëse dhe nëse është e zbatueshme, të një pagese në mjete monetare, e cila nuk është më e madhe se 10% e vlerës nominale ose në mungesë të vlerës nominale, të vlerës kontabël të këtyre titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit.

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA OBJEKT PËR PUBLIKIMET E LIDHURA ME BASHKIMIN NDËRKUFITAR ME KRIJIMIN E SHOQËRISË SË RE
Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me krijimin e shoqërisë së re

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me krijimin e shoqërisë së re” u mundëson subjekteve tregtare të prishen pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të një shoqërie tjetër tregtare të themeluar rishtazi (shoqëria e re). Kjo këmbim të emetimit për ortakët/aksionarët e shoqërisë objekt të titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit të shoqërisë së re dhe, nëse është e zbatueshme, të një pagese në mjete monetare, e cila nuk është më e madhe se 10 % e vlerës nominale ose, në mungesë të vlerës nominale, të vlerës kontabël të këtyre titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit.

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA OBJEKT PËR PUBLIKIMET E LIDHURA ME BASHKIMIN NDËRKUFITAR ME PËRTHITHJE SIPAS NENIT 3(1)(A) TË LIGJIT NR. 110/2012
Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje sipas Nenit 3(1)(a) të Ligjit Nr. 110/2012

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje sipas Nenit 3(1)(a) të Ligjit Nr. 110/2012” u mundëson subjekteve tregtare të prishen pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të një shoqërie tjetër ekzistuese (shoqëria përthithëse). Kjo në këmbim të emetimit në favor të ortakëve/aksionarëve të shoqërisë objekt, të titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit të shoqërisë përthithëse dhe nëse është e zbatueshme, të një pagese në mjete monetare, e cila nuk është më e madhe se 10% e vlerës nominale ose në mungesë të vlerës nominale, të vlerës kontabël të këtyre titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit.

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA OBJEKT PËR PUBLIKIMET E LIDHURA ME BASHKIMIN NDËRKUFITAR ME PËRTHITHJE SIPAS NENIT 3(1)(C) TË LIGJIT NR. 1102012
Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria objekt për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012” u mundëson subjekteve tregtare, pas prishjes, pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), të transferojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të shoqërisë tregtare, e cila zotëron të gjithë titujt apo aksionet/kuotat e kapitalit të shoqërisë që prishet (shoqëria përthithëse).

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA PËRTHITHËSE PËR NJOFTIMIN E MIRATIMIT TË BASHKIMIT NDËRKUFITAR ME PËRTHITHJE
Aplikim nga shoqëria përthithëse për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria përthithëse për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje” u mundëson subjekteve tregtare të prishen pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të një shoqërie tjetër ekzistuese (shoqëria përthithëse). Kjo në këmbim të emetimit në favor të ortakëve/aksionarëve të shoqërisë objekt, të titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit të shoqërisë përthithëse dhe nëse është e zbatueshme, të një pagese në mjete monetare, e cila nuk është më e madhe se 10% e vlerës nominale ose në mungesë të vlerës nominale, të vlerës kontabël të këtyre titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit.

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA PËRTHITHËSE PËR NJOFTIMIN E MIRATIMIT TË BASHKIMIT NDËRKUFITAR ME PËRTHITHJE SIPAS NENIT 3(1)(C) TË LIGJIT NR. 1102012
Aplikim nga shoqëria përthithëse për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria përthithëse për njoftimin e miratimit të bashkimit ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012” u mundëson subjekteve tregtare, pas prishjes, pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), të transferojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të shoqërisë tregtare, e cila zotëron të gjithë titujt apo aksionet/kuotat e kapitalit të shoqërisë që prishet (shoqëria përthithëse).

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA PËRTHITHËSE PËR PUBLIKIMET E LIDHURA ME BASHKIMIN NDËRKUFITAR ME PËRTHITHJE
Aplikim nga shoqëria përthithëse për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria përthithëse për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje”, u mundëson subjekteve tregtare të prishen pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), duke transferuar të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të një shoqërie tjetër ekzistuese (shoqëria përthithëse). Kjo në këmbim të emetimit në favor të ortakëve/aksionarëve të shoqërisë objekt, të titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit të shoqërisë përthithëse dhe nëse është e zbatueshme, të një pagese në mjete monetare, e cila nuk është më e madhe se 10% e vlerës nominale ose në mungesë të vlerës nominale, të vlerës kontabël të këtyre titujve apo aksioneve/kuotave të kapitalit.

icon
APLIKIM NGA SHOQËRIA PËRTHITHËSE PËR PUBLIKIMET E LIDHURA ME BASHKIMIN NDËRKUFITAR ME PËRTHITHJE SIPAS NENIT 3(1)(C) TË LIGJIT NR. 1102012
Aplikim nga shoqëria përthithëse për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012

Shërbimi elektronik “Aplikim nga shoqëria përthithëse për publikimet e lidhura me bashkimin ndërkufitar me përthithje Sipas Nenit 3(1)(c) të Ligjit Nr. 1102012” u mundëson subjekteve tregtare, pas prishjes, pa kaluar në procesin e likuidimit në gjendjen aftësisë paguese (shoqëria objekt), të transferojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e veta në favor të shoqërisë tregtare, e cila zotëron të gjithë titujt apo aksionet/kuotat e kapitalit të shoqërisë që prishet (shoqëria përthithëse).

icon
APLIKIM PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË LIKUIDIMIT
Aplikim për hapjen e procedurës së likuidimit

Shërbimi elektronik "Aplikim për hapjen e procedurave të likuidimit ", u ofrohet subjekteve që sipas ligjit kalojnë në Likuidim dhe që kanë një llogari në portalin e-albania, si biznes.

icon
APLIKIM PËR MIRATIMIN E BASHKIMIT ME PËRTHITHJE NGA NJË SHOQËRI EKZISTUESE (BASHKIM I THJESHTË)
Aplikim për miratimin e bashkimit me përthithje nga një shoqëri ekzistuese (bashkim i thjeshtë)

Shërbimi elektronik “Aplikim për miratimin e bashkimit me përthithje nga një shoqëri ekzistuese (bashkim i thjeshtë)”, u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për riorganizimin e shoqërisë nëpërmjet përthithjes. Përmes këtij shërbimi subjektet tregtare mund të aplikojnë online për riorganizimin e një shoqërie nëpërmjet bashkimit me një shoqëri tjetër.

icon
APLIKIM PËR MIRATIMIN E NDARJES NË FAVOR TË SHOQËRIVE TË THEMELUARA RISHTAZI
Aplikim për miratimin e ndarjes në favor të shoqërive të themeluara rishtazi

Shërbimi elektronik “Aplikim për miratimin e ndarjes në favor të shoqërive të themeluara rishtazi” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për riorganizim nëpërmjet ndarjes. Një shoqëri mund të ndahet duke transferuar të gjitha aktivet e pasivet e veta në favor të dy ose me shumë shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi.

icon
APLIKIM PËR MIRATIMIN E SHNDËRRIMIT
Aplikim për miratimin e shndërrimit

Shërbimi elektronik “Aplikim për miratimin e shndërrimit” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për riorganizimin e shoqërisë nëpërmjet shndërrimit. Një shoqëri tregtare mund ta ndryshojë formën e vetë ligjore, nëpërmjet shndërrimit, nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mund të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe anasjelltas.

icon
APLIKIM PËR NDRYSHIM TË PERSONIT FIZIK
Aplikim për ndryshim të personit fizik

Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshim të personit fizik" u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portalon e-albania, si biznes. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të ligji 9723/2007.

icon
APLIKIM PËR NDRYSHIM TË REGJISTRIMIT TË DEGËVE OSE ZYRAVE TË PËRFAQËSIMIT TË SHOQËRIVE TË HUAJA
Aplikim për ndryshim të regjistrimit të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja

Shërbimi elektronik për ndryshim të regjistrimit të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja ,u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal e-albania, si biznes. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të ligji 9723/2007.

icon
APLIKIM PËR NDRYSHIM TË REGJISTRIMIT TË SHOQËRIVE AKSIONARE (SH.A)
Aplikim për ndryshim të regjistrimit të shoqërive aksionare (SH.A)

Shërbimi elektronik, për ndryshim të regjistrimit të shoqërive aksionare (SH.A), u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portalin e-albania, si Biznes. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të ligji 9723/2007.

icon
APLIKIM PËR NDRYSHIME NË TË DHËNAT E REGJISTRIMIT PËR SHOQËRI TË BASHKËPUNIMIT RECIPROK
Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëri të bashkëpunimit reciprok

Shërbimi "Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëri të bashkëpunimit reciprok," është një shërbim elektronik që u mundëson shoqërive tregtare të aplikojnë online për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëri të bashkëpunimit reciprok. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.

icon
APLIKIM PËR NDRYSHIME NË TË DHËNAT E REGJISTRIMIT PËR SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT BUJQËSOR
Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor

Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor" u vjen në ndihmë subjekteve të dërgojnë kërkesën online për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor pranë QKB. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.

icon
APLIKIM PËR NDRYSHIME NË TË DHËNAT E REGJISTRIMIT PËR SHOQËRITË KOMANDITE, KOLEKTIVE, TË THJESHTA DHE ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR (SHPK)
Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë komandite, kolektive, të thjeshta dhe me përgjegjësi të kufizuar (shpk)

Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë komandite, kolektive, të thjeshta dhe me përgjegjësi të kufizuar (shpk)", u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portalin e-albania, si Biznes. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të ligji 9723/2007.

icon
APLIKIM PËR NDRYSHIME NË TË DHËNAT E REGJISTRIMIT TË SHOQËRIVE TË KURSIM KREDITIT
Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit të shoqërive të kursim kreditit

Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit të shoqërive të kursim kreditit" është një shërbim elektronik që u mundëson shoqërive tregtare të aplikojnë online për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëri të bashkëpunimit reciprok. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.

icon
APLIKIM PËR NJOFTIMIN E NDARJES (NDARJE NË FAVOR TË SHOQËRIVE TË THEMELUARA RISHTAZI) FAZA 1
Aplikim për njoftimin e ndarjes (ndarje në favor të shoqërive të themeluara rishtazi) faza 1

Shërbimi elektronik “Aplikim për njoftimin e ndarjes (ndarje në favor të shoqërive të themeluara rishtazi) faza 1” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online dhe të riorganizohen nëpërmjet ndarjes. Një shoqëri mund të ndahet me vendim të asamblesë së përgjithshme, duke transferuar të gjitha aktivet e pasivet e veta në favor të dy ose me shumë shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi.

icon
APLIKIM PËR NJOFTIMIN E PROJEKT BASHKIMIT ME PËRTHITHJE ME KRIJIMIN E NJË SHOQËRIE TË RE
Aplikim për njoftimin e projekt bashkimit me përthithje me krijimin e një shoqërie të re

Shërbimi elektronik “Aplikim për njoftimin e projekt bashkimit me përthithje me krijimin e një shoqërie të re” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për themelimin e një shoqërie të re, tek e cila kalohen të gjitha aktivet e pasivet e shoqërive ekzistuese, që bashkohen në këmbim të aksioneve apo kuotave të shoqërisë së re.

icon
APLIKIM PËR NJOFTIMIN E PROJEKT BASHKIMIT ME PËRTHITHJE NGA NJË SHOQËRI EKZISTUESE (BASHKIM I THJESHTË)
Aplikim për njoftimin e projekt bashkimit me përthithje nga një shoqëri ekzistuese (bashkim i thjeshtë)

Shërbimi elektronik “Aplikim për njoftimin e projekt bashkimit me përthithje nga një shoqëri ekzistuese (bashkim i thjeshtë)” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për riorganizimin e një shoqërie nëpërmjet bashkimit me një shoqëri tjetër.

icon
APLIKIM PËR NJOFTIMIN E PROJEKT NDARJES (NDARJE NË FAVOR TË SHOQËRIVE EKZISTUESE) FAZA 1
Aplikim për njoftimin e projekt ndarjes (ndarje në favor të shoqërive ekzistuese) faza 1

Shërbimi elektronik “Aplikim për njoftimin e projekt ndarjes (ndarje në favor të shoqërive ekzistuese) faza 1” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online dhe të riorganizohen nëpërmjet ndarjes. Një shoqëri mund të ndahet me vendim të asamblesë së përgjithshme, duke transferuar të gjitha aktivet e pasivet e veta në favor të dy ose më shumë shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi.

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIM FILLESTAR TË NJËKOHSHËM NË REGJISTRIN TREGTAR DHE REGJISTRIN E PRONARËVE PËRFITUES PËR DEGË OSE ZYRA TË PËRFAQËSIMIT TË SHOQËRIVE TË HUAJA
Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues për degë ose zyra të përfaqësimit të shoqërive të huaja

Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues të Degëve dhe Zyrave të Përfaqësimit" i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar dhe në regjistrin e Pronarit Përfitues, Degët dhe Zyrat e Përfaqësimit.

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIM FILLESTAR TË NJËKOHSHËM NË REGJISTRIN TREGTAR DHE REGJISTRIN E PRONARËVE PËRFITUES PËR SHOQËRITË KOLEKTIVE, KOMANDITE, ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR DHE TË THJESHTA
Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues për shoqëritë kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta

Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues për shoqëritë kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta" u mundëson qytetarëve regjistrimin njëkohësisht të të dhënave në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIM FILLESTAR TË NJËKOHSHËM NË REGJISTRIN TREGTAR DHE REGJISTRIN E PRONARËVE PËRFITUES TË SHOQËRIVE AKSIONARE (SH.A)
Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues të shoqërive aksionare (SH.A)

Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues të shoqërive aksionare (SH.A)" i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar dhe në regjistrin e Pronarit Përfitues, janë Shoqëritë Aksionare.

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIM FILLESTAR TË SHOQËRIVE KOLEKTIVE, KOMANDITE, ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR DHE TË THJESHTA (VETËM PËR SHOQËRITË QË ORTAK TË VETËM KANË INSTITUCIONET QËNDRORE DHE/OSE VENDORE TE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË)
Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta (vetëm për shoqëritë që ortak të vetëm kanë institucionet qëndrore dhe/ose vendore te Republikës së Shqipërisë)

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një shoqërie kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta, i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar të shoqërisë.

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIM FILLESTAR TË SHOQËRIVE TË KURSIM KREDITIT
Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive të kursim kreditit

Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive të kursim kreditit" u vjen në ndihmë qytetarëve të dërgojnë kërkesën online për regjistrimin fillestar të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor pranë QKB.

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIMIN E VEPRIMEVE JURIDIKE, ME TË CILAT LIDHEN PJESMARRJET, KUOTAT (PËR SHOQËRITË KOMANDITE, KOLEKTIVE, TË THJESHTA DHE ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR)
Aplikim për regjistrimin e veprimeve juridike, me të cilat lidhen pjesmarrjet, kuotat (për shoqëritë komandite, kolektive, të thjeshta dhe me përgjegjësi të kufizuar)

Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrimin e veprimeve juridike, me të cilat lidhen pjesmarrjet, kuotat (për shoqëritë komandite, kolektive, të thjeshta dhe me përgjegjësi të kufizuar)" u ofrohet anëtarit, ortakut apo aksionarit, të cilit i përkasin kuotat/aksionet, për të regjistruar veprime juridike, që lidhen me pjesmarrjen e tyre në subjektet tregtare.

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIMIN FILLESTAR TË PERSONIT FIZIK / APPLICATION FOR THE INITIAL REGISTRATION OF THE PHYSICAL PERSON
Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik / Application for the initial registration of the physical person

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një subjekti i ofrohet një qytetari shqiptar ose të huaj për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar. (Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare).

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIMIN FILLESTAR TË SHOQËRIVE AKSIONARE (SH.A)
Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive aksionare (SH.A)

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një shoqërie aksionare (SH.A), i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. (Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë Shoqëritë Aksionare).

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIMIN FILLESTAR TË SHOQËRIVE TË BASHKËPUNIMIT BUJQËSOR
Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një shoqërie të bashkëpunimit bujqësor, i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. (Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor).

icon
APLIKIM PËR REGJISTRIMIN FILLESTAR TË SHOQËRIVE TË BASHKËPUNIMIT RECIPROK
Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive të bashkëpunimit reciprok

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një shoqërie të bashkëpunimit reciprok, i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. (Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Reciprok).

icon
APLIKIM PËR THIRRJE TË AKSIONARËVE-ORTAKËVE PËR MIRATIMIN E SHNDËRRIMIT (SHPALLJA 2)
Aplikim për thirrje të aksionarëve-ortakëve për miratimin e shndërrimit (shpallja 2)

Shërbimi elektronik “Aplikim për thirrje të aksionarëve-ortakëve për miratimin e shndërrimit (shpallja 2)” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për të ndryshuar formën ligjore, nëpërmjet shndërrimit (shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, mund të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe anasjelltas).

icon
APLIKIM PËR THIRRJE TË AKSIONARËVE/ORTAKËVE PËR MIRATIMIN E SHNDËRRIMIT (SHPALLJA 1)
Aplikim për thirrje të aksionarëve/ortakëve për miratimin e shndërrimit (shpallja 1)

Shërbimi elektronik “Aplikim për thirrje të aksionarëve-ortakëve për miratimin e shndërrimit (shpallja 1)” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për të ndryshuar formën ligjore, nëpërmjet shndërrimit (shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe anasjelltas).

icon
APLIKIM PËR TRANSFERIMIN E EMRIT TË REZERVUAR
Aplikim për transferimin e emrit të rezervuar

Shërbimi elektronik "Aplikim për transferimin e emrit të rezervuar" u vjen në ndihmë qytetarëve të dërgojnë kërkesën online për transferimin e emrit të rezervuar, për regjistrim pranë QKB-së. Gjatë afatit të vlefshmërisë, emri i rezervuar mund t’u transferohet lirisht të tretëve, nëpërmjet depozitimit në QKB të formularit përkatës (me aplikim të veçantë “Transferim i emrit të rezervuar”).

icon
APLIKIM PËR ÇREGJISTRIMIN E PERSONIT FIZIK
Aplikim për çregjistrimin e personit fizik

Shërbimi elektronik "Aplikim për çregjistrimin e personit fizik" u vjen në ndihmë personave fizikë të kryejnë aplikimin online për çregjistrim Personi Fizik, duke plotësuar formularin online me qëllim mbylljen përfundimtare të aktivitetit.

icon
APLIKIM PËR ÇREGJISTRIMIN E PERSONIT FIZIK, NË RAST VDEKJE
Aplikim për çregjistrimin e personit fizik, në rast vdekje

Shërbimi elektronik "Aplikim për çregjistrimin person fizik në rast vdekje", u vjen në ndihmë personave të interesuar, për të kryer aplikimin online, për çregjistrim Personi Fizik (tregtar), duke plotësuar formularin online me qëllim mbylljen përfundimtare të aktivitetit.

icon
APLIKIM PËR ÇREGJISTRIMIN E PERSONIT JURIDIK
Aplikim për çregjistrimin e personit juridik

Shërbimi elektronik "Aplikim për çregjistrim person juridik", u vjen në ndihmë personave të interesua, për të kryejnë aplikimin online, për çregjistrimin e Personit juridik, duke plotësuar formularin online me qëllim mbylljen përfundimtare të aktivitetit.

icon
BIZNESET E MIA
Bizneset e mia

Ky shërbim elektronik ofron në kohë reale informacione mbi bizneset ku ju si individ jeni administrator ose keni aksione.

icon
CERTIFIKATË ÇREGJISTRIMI
Certifikatë çregjistrimi

Nëpërmjet shërbimit elektronik "Certifikatë çregjistrimi" bizneset mund të marrin në kohë reale çertifikatën e çregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me vulë elektronike, me vlerë të plotë ligjore, pasi të jetë kryer aplikimi per çregjistrimin e subjektit dhe miratuar kërkesa e dërguar.

icon
KËRKESË PËR AKTIVIZIM AKTIVITETIT TE PEZULLUAR
Kërkesë për aktivizim aktivitetit te pezulluar

Shërbimi elektronik “Kërkesë për aktivizim aktivitetit te pezulluar” u mundëson subjekteve tregtare të cilat kanë njoftuar pushimin e përkohshëm të aktivitetit tregtar, të aplikojnë online për të njoftuar aktivizimin e tij.

icon
KËRKESË PËR KORIGJIMIN TË TË DHËNAVE, SIPAS NENIT 65 TË LIGJIT 9723/2007 “PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, I NDRYSHUAR
Kërkesë për korigjimin të të dhënave, sipas nenit 65 të Ligjit 9723/2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar

Shërbimi elektronik "Kërkesë për korigjimin të të dhënave, sipas nenit 65 të Ligjit 9723/2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar", ju jep mundësinë, personave të interesuar, të kërkojnë korrigjimin e: pasaktësive, gabimet e shtypit ose gabimet e tjera të dukshme të këtij lloji, të bëra gjatë regjistrimeve, të cilat rezultojnë qartë nga dokumentacioni i depozituar dhe nuk cënojnë vlefshmërinë e regjistrimi.

icon
KËRKESË PËR REZERVIM EMRI
Kërkesë për rezervim emri

Shërbimi elektronik, "Kërkesë për rezervim emri" u vjen në ndihmë qytetarëve të dërgojnë kërkesën online për rezervim emri për regjistrim pranë QKB-së. Rezervimi i emrit, gjatë afatit të vlefshmërisë së parashikuar në këtë ligj, pengon të tretët të rezervojnë emra të njëjtë ose të ngjashëm, apo të regjistrojnë subjekte me të njëjtin emër ose emra të ngjashëm.

icon
PËRDITËSIMI I TË DHËNAVE TË BIZNESIT
Përditësimi i të dhënave të biznesit

Shërbimi elektronik "Përditësimi i të dhënave të biznesit" u mundëson qytetarëve, në cilësinë e administratorit të subjektit, të bëjnë përditësimin pranë Regjistrit Tregtar, të të dhënave të identifikimit (NID), për personat e lidhur me një subjekt të regjistruar në Regjistrit Tregtar, në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Me kryerjen e këtij përditësimi, e dhëna e identifikimit do të ndryshohet automatikisht. Ky shërbim ofrohet në përputhje me përcaktimet ligjore të Ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar.

icon
REGJISTRIM TË VENDIMEVE/AKTE TË GJYKATËS, ZYRËS PËRMBARIMORE OSE AUTORITETEVE TË TJERA PUBLIKE (ADMINISTRATË)
Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Administratë)

Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar, neni 45, QKB-ja regjistron në regjistër dhe publikon, kryesisht ose me kërkesë nga çdo person i interesuar, vendimet gjyqësore për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit. Shërbimi i ofrohet çdo autorizteti zyrtar (Ent Publik).

icon
REGJISTRIM TË VENDIMEVE/AKTE TË GJYKATËS, ZYRËS PËRMBARIMORE OSE AUTORITETEVE TË TJERA PUBLIKE (BIZNES)
Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Biznes)

Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar, neni 45, QKB-ja regjistron në regjistër dhe publikon, kryesisht ose me kërkesë nga çdo person i interesuar, vendimet gjyqësore për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit. Shërbimi i ofrohet zyrave përmbarimore ( Persona fizikë/ Juridikë).

icon
REGJISTRIM TË VENDIMEVE/AKTE TË GJYKATËS, ZYRËS PËRMBARIMORE OSE AUTORITETEVE TË TJERA PUBLIKE (INDIVID)
Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Individ)

Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", i ndryshuar, neni 45, QKB-ja regjistron në regjistër dhe publikon, kryesisht ose me kërkesë nga çdo person i interesuar, vendimet gjyqësore për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit. Shërbimi mund t’i ofrohet çdo personi të interesuar si individ (administratori i subjektit).

icon
TË DHËNAT E BIZNESIT
Të dhënat e biznesit

Ky shërbim elektronik ofron në kohë reale informacione mbi biznesin tuaj si forma ligjore, data e regjistrimit, kapitali, adresa, aksionarët, posta elektronike, statusi etj. Këto të dhëna merren në kohë reale nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Vetëm përdoruesit e regjistruar si biznes në portalin e-albania mund te përdorin këtë shërbim elektronik.