Projekti
“Marrëveshja për dixhitalizimin e kontabilitetit dhe raportimit financiar mes Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Institutit të Ekspertëve Fiskal”
Partnerët e projektit
- ▸ Instituti i Ekspertëve Fiskalë (IEF)
- ▸ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Produktet kryesore të projektit:
Platforma dixhitale SmartFin
Trajnime për stafin e QKB
Përmbledhja e projektit
Qëllimi kryesor i marrëveshjes për dixhitalizimin e kontabilitetit dhe raportimit financiar mes Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë është të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe efikasitetin e raportimit financiar për subjektet tregtare në Shqipëri.
Kjo marrëveshje synon të promovojë përdorimin e platformës dixhitale SmartFin, një zgjidhje moderne dhe pa pagesë për bizneset shqiptare, që përfshin fiskalizim elektronik, kontabilitet të automatizuar dhe auditim në kohë reale. Në kuadër të marrëveshjes, IEF do të ofrojë gjithashtu trajnime për stafin e QKB-së në fushat e raportimit financiar, përdorimit të platformës SmartFin dhe çështjeve të tjera të lidhura me kontabilitetin dhe fiskalizimin.