Referuar VKM nr.503, datë 01.08.2007 “Për miratimin e tarifave për shërbimet funksionale të Qendrës
Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar dhe Urdhrit Nr.370, datë 15.10.2019 “Për përcaktimin e shërbimeve
të tjera shtesë që ofrohen nga QKB-ja dhe tarifat përkatëse për këto shërbime”
Çdo person, kundrejt pagesës së tarifave përkatëse, ka të drejtë të marrë pa pengesa në format
shkresor, kopje të dokumentave shoqëruese, të depozituara në regjistër. Formulari i aplikimit për
tërheqje të kopjes së dokumentacionit (shkarko.pdf) duhet të dërgohet nëpërmjet adresës së e
mail info.qkb@qkb.gov.al duke i bashkëlidhur dhe dokumentin e identifikimit të personit të interesuar.
Personat do të njoftohen për t’u paraqitur pranë zyrave qëndrore për tërheqjen e dokumentacionit
duke dorëzuar formularin e aplikimit dhe mandat pagesën përkatëse (shkarko.pdf)
Për çdo informacion në lidhje me kërkesën për kopje të dokumentacionit dhe për mënyrën e pagesës
mund të kontaktoni, e-mail: info.qkb@qkb.gov.al dhe telefon: +355 4 225 0066.
Last modified: 14 Prill, 2025