Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

icon
PROCEDURA
  • Personi i autorizuar për kryerjen e aplikimit pajiset me nënshkrimin elektronik
  • Në dosjen e aplikimit bashkëlidhet dokumentacioni i nevojshëm
  • Identifikimi i pronarëve përfitues në përputhje me parashikimet ligjore
  • Plotësimi i formularit të aplikimit me të dhënat e detyrueshme
  • Pranimi i aplikimit, shqyrtimi në përputhje me afatet ligjore dhe reflektimi i të dhënave te tyre në Regjistër
icon
DOKUMENTACIONI

Subjektet raportuese kanë detyrimin të ruajnë e të mbajnë të dhëna dhe dokumente shoqëruese të duhura, të sakta e të përditësuara, në bazë të të cilave përcaktohen pronarët përfitues të subjektit dhe lloji i kontrollit të pronarëve të tyre përfitues si dhe të bashkëlidhin si dokumentacion shoqërues në format elektronik, aktet, si më poshtë vijon:

  • dokumentacionin që vërteton numrin unik të identifikimit dhe emrin e subjektit raportues, si dhe datën e regjistrimit të subjektit në regjistrin përkatës
  • dokumentacionin që vërteton të dhënat e identifikimit të pronarit përfitues (sipas pikës 3.2.1, të nenit 4, të ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues)
  • dokumentacionin e autoritetit kompetent regjistrues, që vërteton se pronari përfitues i regjistruar është zotërues i 25 (njëzet e pesë) % ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit, të të drejtave të votimit ose të interesave të pronësisë, si dhe që përmban datën e përcaktimit si pronar përfitues
  • çdo dokumentacion tjetër që zotëron subjekti raportues për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të tij, sipas ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, përfshirë datën e përcaktimit si pronar përfitues, nëse ky informacion nuk rezulton në dokumentacionin e sipercituar.

Në rastin e kërkeses për regjistrimin fillestar të pronarëve përfitues të subjekteve raportuese, që regjistrohen në regjistrin tregtar, kerkesa paraqitet nga personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, sipas procedurave të parashikuara nga legjislacioni që rregullon procedurat e regjistrimit fillestar të personit juridik në regjistrin tregtar. Në këto raste paraqitet i njëjti dokumentacion i kërkuar sipas parashikimeve të mësipërme, me përjashtim të dokumentacionit, që vërteton numrin unik të identifikimit së bashku me datën e regjistrimit të subjektit në regjistrin tregtar, si dhe ekstraktin e të dhënave të regjistruara të subjektit raportues, të lëshuar sipas legjislacionit përkatës që rregullon procedurat e regjistrimit në regjistrin tregtar.

icon
AFATET LIGJORE

Regjistrimi nga subjektet raportuese i të dhënave të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues kryhet në përputhje me afatet e mëposhtme:

  • në rastet e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin tregtar, regjistrimi bëhet njëkohësisht me aplikimin për regjistrimin e personit juridik në regjistrin tregtar
  • në rastet e refuzimit të aplikimit për regjistrimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin tregtar me pronësi indirekte, regjistrimi bëhet brenda 40 (dyzet) ditëve kalendarike nga data e refuzimit të aplikimit
  • në rastet e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin e organizatave jofitimprurëse, regjistrimi bëhet brenda 40 (dyzet) ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të subjekteve raportuese si person juridik
  • Subjektet raportuese të regjistruara në Regjistrin Tregtar me pronësi indirekte, si dhe subjektet raportuese të regjistruara në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk kanë përmbushur detyrimin e lidhur me regjistrimin fillestar të pronarëve të tyre përfitues, si dhe me ndryshimet e të dhënave të regjistruara të pronarëve përfitues, duhet t’i përmbushnin këto detyrime brenda datës 30.6.2022.

Comments are closed.