Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

Bazuar në kreun III të VKM-së Nr. 1088, datë 24.12.2020 i ndryshuar “Dokumentacioni dhe forma e kërkuar” gjeni informacion të detajuar mbi aspekte të ndryshme të lidhura me dokumentet shoqëruese të aplikimit.

  • Dokumentet shoqëruese nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, sipas dispozitave përkatëse ligjore dhe përmbajtja e tyre duhet të duket qartë, të jetë e lexueshme dhe të lejojë marrjen e imazhit elektronik të dokumentit.
  • Dokumentet shoqëruese duhet të jenë në gjuhën shqipe. Së bashku me dokumentin shoqërues në shqip, aplikanti mund të depozitojë edhe përkthimin e vërtetuar në gjuhë të huaj. Aktet private dhe dokumentet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
    Lista e shteteve, dokumentacioni i të cilave përjashtohet nga detyrimi i legalizimit ose apostilimit: Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Sllovakia, Bullgaria dhe Kosova.
  • Dokumentacioni i lëshuar nga autoriteti kompetent regjistrues që vërteton pronësinë e personave të deklaruar pronar perfitues duhet të jetë hartuar brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrimin fillestar të pronarëve përfitues.
  • Dokumentacioni i lëshuar nga autoriteti kompetent regjistrues që vërteton pronësinë e personave të deklaruar pronar perfitues duhet të jetë hartuar brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrimin e ndryshimeve të të dhënave të pronarëve përfitues.

Comments are closed.