
PERSONAT E AUTORIZUAR PËR TË BËRË REGJISTRIMIN
▼
Në zbatim të nenit nenin 26, të ligjit nr.9723 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, ,personat përgjegjës për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar janë:
- Aplikimi për regjistrim fillestar të personave fizikë, bëhet nga vetë personi që regjistrohet apo nga çdo person i autorizuar prej tij.
- Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive të thjeshta bëhet nga të gjithë anëtarët apo nga çdo person i autorizuar prej tyre.
- Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet bashkërisht nga të gjithë themeluesit apo nga çdo person i autorizuar prej tyre.
- Aplikimi për regjistrimin fillestar të degëve dhe zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja bëhet nga përfaqësuesi ligjor i degës apo zyrës së përfaqësimit, nga përfaqësuesi ligjor i shoqërisë së huaj apo nga çdo person i autorizuar nga njëri prej personave të përmendur më sipër.
- Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive dhe unioneve të kursim kredive bëhet nga kryetari i bordit drejtues apo nga çdo person i autorizuar prej tij.
- Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive të ndihmës e bashkëpunimit të ndërsjellë bëhet nga kryetari i këshillit administrativ ose nga çdo person i autorizuar prej tij.
- Për subjektet e tjera që kanë detyrimin e regjistrimit, sipas shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 22, të këtij ligji, aplikimi për regjistrim fillestar bëhet nga personat e përcaktuar, në përputhje me ligjet përkatëse, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre.
- Janë të autorizuar të aplikojnë për regjistrim personat e tjerë, që u njihet kjo e drejtë me ligj të veçantë.

APLIKIMI DHE FORMA E DOKUMENTEVE SHOQËRUESE
▼
Në zbatim të nenit 27 të ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit, i ndryshuar:
- Regjistrimi kryhet me plotësimin e aplikimit përkatës, të cilit i bashkëngjiten dokumentet shoqëruese, që provojnë të dhënat që regjistrohen;
- Dokumentet shoqëruese, duhet të jenë hartuar sipas formaliteteve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës apo nga dispozitat e këtij ligji;
- Dokumentet shoqëruese, dorëzohet në format elektronik;
- Dokumentet shoqëruese nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, sipas dispozitave përkatëse ligjore dhe përmbajtja e tyre duhet të duket qartë, të jetë e lexueshme dhe të lejojë marrjen e imazhit elektronik të dokumentit.
- Dokumentet shoqëruese duhet të jenë në gjuhën shqipe. Së bashku me dokumentin shoqërues në shqip, aplikanti mund të depozitojë edhe përkthimin e vërtetuar në gjuhë të huaj. Aktet private dhe dokumentet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
- Në rast mospërputhjeje të dokumentit shoqërues në gjuhën shqipe me atë në gjuhë të huaj, ky i fundit,nuk mund t’u kundrejtohet palëve të treta. Gjithsesi, palët e treta mund t’i kundrejtojnë subjektit të dhënat e përmbajtura në dokumentin në gjuhë të huaj, përveç rastit kur subjekti provon se i treti kishte dijeni për përmbajtjen e dokumentit në gjuhën shqipe.

SHËRBIMET
▼
- Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik (shtetas i huaj) / Application for initial registration of a physical person (foreign citizen)
- Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive kolektive, komandite, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive të thjeshta
- Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive aksionare (SH.A)
- Aplikim për regjistrimin fillestar të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja
- Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive të bashkëpunimit reciprok
- Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor
- Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive të kursim kreditit
- Aplikim për regjistrim fillestar të unionit të shoqërive të kursim-kreditit