Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

icon
Paraqitja e kërkesave në QKB

Kërkesat dhe paraqitja e dokumentacionit në QKB mund të kryhen nëpërmjet: Sportelit elektronik të QKB-së, në përputhje me parashikimet e kreut V, të këtij ligji.

Rregulla të përbashkëta për kërkesën për licencë/leje

  • Kërkesa për licencë/autorizim/leje apo nënkategori të tyre paraqitet në QKB, sipas procedurave të caktuara.
  • Kërkesa përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese përkatëse.
  • Formulari tip përmban, të paktën, këto të dhëna:
    • emërtimin e kategorisë /nënkategorisë;
    • llojin e veprimtarisë, veprimit apo të së mirës publike e të përdorimit të saj;
    • të dhënat për identifikimin e kërkuesit dhe të personit që paraqet kërkesën;
    • vendin apo vendet e ushtrimit të veprimtarisë, të kryerjes së veprimit apo përdorimit të së 10 mirës;
    • të dhëna të tjera specifike, sipas kategorisë /nënkategorisë;
    • deklaratën e kërkuesit, që vërteton se i njeh kriteret e licencimit/autorizimit/lejimit dhe i përmbush ato (për kriteret, përmbushja e të cilave vetëdeklarohet);
    • deklaratën për vërtetësinë e dokumenteve shoqëruese dhe/ose që i njeh dhe/ose i pranon detyrimet e licencimit/autorizimit/lejimit dhe do t'i përmbushë ato;
    • adresën për komunikim;
    • listën e dokumenteve shoqëruese që duhen paraqitur.
  • QKB-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formular.
  • Formulari i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese, për çdo kërkesë të paraqitur, publikohen nga QKB-ja në regjistër, brenda ditës së nesërme të punës nga data e paraqitjes së kërkesës.

Veprimet pranë sportelit elektronik

  • Çdo individ, pasi të jetë identifikuar elektronikisht, ka të drejtë që, në cilësinë e aplikantit apo të personit të autorizuar, të aplikojë pranë sportelit elektronik për pajisjen me një licencë/autorizim/leje apo veprim tjetër, sipas këtij ligji, përfshirë këtu procedurat e ankimit administrativ, dhe të marrë nga QKB-ja, nëpërmjet këtij sporteli, të gjitha aktet përkatëse të parashikuara nga ky ligj.
  • Veprimet pranë sportelit elektronik të QKB-së, për të cilat ky ligj kërkon identifikimin elektronik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për identifikimin elektronik të sigurt, kryhen nëpërmjet mjeteve elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën, nëpërmjet nënshkrimit elektronik të kualifikuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik.

Comments are closed.