Cilësia e shërbimit është shumë e rëndësishme për ne, ndaj tashmë në faqen e Qendrës Kombëtare të Biznesit kemi krijuar një kanal të ri komunikimi duke rritur transparencën dhe informimin.
Subjektet mund të gjejnë në web dy formularë “Ankesë” dhe “Kërkesë Informacioni” me anë të së cilave të shprehin ankesën dhe/ose kërkesën e tyre. Përmes këtij shërbimi synojmë të shkurtojmë ndjeshëm kohën e trajtimit të tyre, si dhe të kuptojmë më mirë problematikat, duke i adresuar plotësisht ato. QKB ka në fokus të saj përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe të krijojë një klimë sa më të mirë të të bërit biznes.
Vëmendje!
Shqyrtimi i ankesës/kërkesës për informacion bëhet në përputhje me parashikimet
Ligjit Nr. 9723/2007 Për regjistrimin e biznesit;
Ligjit Nr. 10081/2009 Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë
Ligjit Nr. 112/2020 Për regjistrin e pronarëve përfitues dhe
Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Informacioni në këtë format dhe të dhënat e ID do të përpunohen në përputhje me ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.