Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

Njoftime

Të nderuar subjekte,
Ju sjellim në vëmendje afatin mbi depozitimin e Pasqyrave Financiare dhe dokumentave në përputhje me parashikimet e nenit 43 dhe 46 të Ligjit Nr. 9723 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, depozitimi duhet jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar (brenda datës 31 Korrik).
KUJDES! Për të përfunduar këtë shërbim ju duhet të jeni i pajisur më parë me nënshkrim elektronik.
Për ata që nuk janë të pajisur me nënshkrim elektronik, nëpërmjet shërbimit “Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese”, në butonin e-albania:
Tani, ju jeni gati ta kryeni aplikimin për “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj) Submission of financial statements and audit reports (for entities with Albanian and/or foreign administrators)”; duke klikuar butonin e-albania:
Kujdes! Emërtimi i skedarëve që do të ngarkoni në seksionin “Dokumentacioni i Paraqitur” nuk duhet të përmbajë simbole si : &, @, #, etj.
QKB-ja mbetet e angazhuar në informimin e subjekteve tregtare për përmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore dhe në ofrimin e asistencës së nevojshme për çdo paqartësi, nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, e-mail: asistencaonline@qkb.gov.al dhe telefon: +355 4 225 0066.

Comments are closed.