Referuar VKM nr.503, datë 01.08.2007 “Për miratimin e tarifave për shërbimet funksionale të Qendrës Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar dhe Urdhrit Nr.370, datë 15.10.2019 “Për përcaktimin e shërbimeve të tjera shtesë që ofrohen nga QKB-ja dhe tarifat përkatëse për këto shërbime”
Çdo person, kundrejt pagesës së tarifave përkatëse, ka të drejtë të marrë pa pengesa në format shkresor, kopje të dokumentave shoqëruese, të depozituara në regjistër. Formulari i aplikimit për tërheqje të kopjes së dokumentacionit (shkarko.pdf) duhet të dërgohet nëpërmjet adresës së e-mail info.qkb@qkb.gov.al duke i bashkëlidhur dhe dokumentin e identifikimit të personit të interesuar. Personat do të njoftohen për t’u paraqitur pranë zyrave qëndrore për tërheqjen e dokumentacionit duke dorëzuar formularin e aplikimit dhe mandat pagesën përkatëse (shkarko.pdf)
Për çdo informacion në lidhje me kërkesën për kopje të dokumentacionit dhe për mënyrën e pagesës mund të kontaktoni, e-mail: info.qkb@qkb.gov.al dhe telefon: +355 4 225 0066.
Last modified: 20 Maj, 2025