Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

Njoftime

Referuar ligjit nr. 108/2024 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7.2011, “PËR LEJET E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR, Neni 30/1 “Dispozitë kalimtare”
1. Operatori i pajisur me leje mjedisi të tipit A ose të tipit B, që nuk ka rishikuar apo ndryshuar kushtet e lejes ekzistuese të mjedisit, sipas parashikimeve të nenit 30 të ligjit, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ka detyrimin të aplikojë për rishikimin apo ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore ekzistuese dhe pajisjen me leje mjedisi të rishikuar apo ndryshuar sipas kërkesave të këtij ligji, duke dorëzuar:
a) planin e përputhshmërisë me afatet përkatëse;
b) formularin e kërkesës për leje mjedisi të tipit A ose B;
c) pagesën e tarifës për ndryshim të kushteve të lejes së mjedisit;
ç) mandatpagesën për kryerjen e tarifave vjetore;
d) raportin për periudhën e fundit të vetëmonitorimit.
2. Pas kalimit të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, në rast se operatori nuk ka aplikuar për rishikimin apo ndryshimin e kushteve të lejes ekzistuese të mjedisit, përveç dënimit me gjobë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit kryesisht i propozon ministrit shfuqizimin e lejes.
Subjektet kryejnë aplikimin në portalin e-Albania në rubrikën “Aplikim për ndryshim” dhe arsyet për të cilat kryet ky ndryshim “Standartizim/Rishikim i lejes mjedisore sipas ligjit nr.108/2024”, klikoni në butonin e-albania: 

Comments are closed.