Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

Njoftime

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të gjitha veprimet/shërbimet kryhen online nëpërmjet portalit qeveritar e-albania. Aplikanti nëpërmjet aplikimit elektronik, plotëson të dhënat e aplikimit si aplikim për regjistrim fillestar (për t’u pajisur me NIPT) apo aplikim për ndryshim në të dhënat e regjistruara (për subjektet e pajisura me NIPT).

Referuar ligjit “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, të dhënat e aplikimit kategorizohen në të dhëna të detyrueshme dhe të dhëna vullnetare.
Në kategorinë e të dhënave të detyrueshme përfshihet dhe seksioni D me titull “DEKLARIME TË DETYRUESHME PËR QËLLIME TATIMORE, TË SIGURIMEVE SHOQËRORE/ SHËNDETËSORE DHE TË PUNËS” ku përfshihet dhe Kodi NVE (Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike). Aplikanti, përcakton Kodin NVE, i quajtur ndryshe kodi ekonomik, i cili përcaktohet në bazë të fushës së veprimtarisë që subjekti deklaron të ushtrojë. Këto deklarime, subjekti i bën sipas nevojës, me vullnetin e tij të plotë.
Kodi NVE, është fusha e përmbledhur e gjithë veprimtarive që subjekti kërkon të ushtrojë. Kur subjektet zgjedhin që fusha e veprimtarisë së tyre të jetë shumë e gjerë e të përfshijë shumë veprimtari, subjekti ka detyrim të zgjedhë si kod kryesor NVE, atë që i përshtatet veprimtarisë kryesore që ai do të ushtrojë. Për subjektet të cilat, në momentin e regjistrimit nuk kanë përzgjedhur saktë Kodin NVE, lutemi të kryeni aplikimin përkatës për të ndryshuar Kodin NVE që të përshtatet me veprimtarinë tregtare të ushtruar nga subjekti.

Comments are closed.