Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

Njoftime

Të dhënat mbi subjektet tregtare nga Ballkani Perëndimor janë të disponueshme në platformën e përbashkët rajonale të regjistrit – BIFIDEX
Platforma e përbashkët rajonale e Ballkanit Perëndimor e regjistrit të biznesit BIFIDEX, anëtare e së cilës është edhe regjistri tregtar i administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, është tashmë e gatshme  për përdorim me kapacitetin e saj të plotë.
Platforma BIFIDEX.com është një platformë rajonale për analizimin e të dhënave tregtare dhe financiare të shoqërive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe mundëson akses në të gjitha të dhënat statutore dhe financiare  të përafërsisht 1.5 milionë shoqërive dhe individëve nga regjistrat zyrtarë të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të i Zi dhe Bosnje-
Hercegovinës (Republika Srpska).
Platforma https://www.bifidex.com u mundëson përdoruesve të saj të analizojnë të gjithë
tregun rajonal sipas industrive dhe treguesve financiarë të tij, si dhe të krahasojnë
performancën financiare të shoqërive të ndryshme.
Platforma gjithashtu mundëson një informacion të plotë mbi shoqëritë e lidhura dhe degët  në të gjithë rajonin.

Të dhënat të cilat janë publike dhe lehtësisht të aksesueshme në regjistrat zyrtar, merren në
kohë reale me anë të kërkimit drejtpërdrejt në bazat e të dhënave të regjistrave zyrtarë, dhe
janë të disponueshme në të gjitha gjuhët zyrtare si edhe në anglisht, ndërsa analiza financiare është në dispozicion në të gjitha monedhat vendase dhe në euro.
BIFIDEX njofton përdoruesit e interesuar sa herë që ka një ndryshim të të dhënave për
shoqëritë ose pronarët dhe administratorët e tyre në regjistrat zyrtarë.
 Kërkimet për shoqëri dhe individë janë pa pagesë dhe çdo përdorues i sapo regjistruar i
BIFIDEX merr një abonim vjetor promocional falas për të përdorur një numër të kufizuar shërbimesh. Pas skadimit të abonimit promocional, përdoruesit mund të përdorin disa nga
abonimet tregtare duke filluar nga 60 euro.
Platforma BIFIDEX po zhvillohet që nga viti 2017 si një iniciativë rajonale e regjistrave tregtar,
që synon rritjen e transparencës, sigurisë juridke dhe lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë
tregtare,  në tregun më të gjerë rajonal të Ballkanin Perëndimor.
Kjo nismë mbështetet nga të gjitha qeveritë e regjistrave pjesëmarrës dhe është zhvilluar dhe financuar me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondit të Mbretërisë së Bashkuar për Qeverisje të Mirë.

Comments are closed.