Historiku
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) është një institucion i themeluar në vitin 2015, bazuar në Ligjin Nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Krijimi i saj u realizua përmes bashkimit të dy institucioneve ekzistuese: Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. QKB është institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Funksioni kryesor i Qendrës Kombëtare të Biznesit është ofrimi i shërbimeve për regjistrimin, licencimin e bizneseve, si dhe regjistrimin e pronarëve përfitues. Krijimi i QKB-së ka patur një ndikim pozitiv për subjektet që operojnë në tregun vendas, si dhe për investitorët e huaj të interesuar për të investuar në Shqipëri. Të gjitha shërbimet ofrohen nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, duke mundësuar procedura të shpejta dhe të thjeshta, të disponueshme brenda afateve kohore të shkurtra, si dhe pa asnjë kosto për bizneset.
Në vitin 2020, në kuadër të forcimit të transparencës dhe luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Shqipëria miratoi ndryshime ligjore që i shtuan funksione të reja Qendrës Kombëtare të Biznesit. Këto ndryshime synonin identifikimin dhe regjistrimin e pronarëve përfitues të çdo subjekti juridik që operon në Shqipëri. Kjo ishte realizimi i një kërkese të Bashkimit Europian për të rritur transparencën e pronësive dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme të lidhura me pastrim parash.
Misioni
Misioni i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) është të ofrojë shërbime të shpejta, të thjeshta dhe efikase për regjistrimin dhe licencimin e bizneseve, si dhe regjistrimin e pronarëve përfitues, përmes portalit qeveritar e-Albania. Këto shërbime janë pa kosto për bizneset dhe mundësojnë kryerjen e procedurave në afate të shkurtra dhe me një proces të thjeshtuar.
QKB është krijuar për të mbështetur zhvillimin dhe rregullimin e ambientit të biznesit në Shqipëri. Fokusi i saj kryesor është të ofrojë shërbime që përmirësojnë efikasitetin dhe transparencën e administratës publike, duke ofruar një platformë të sigurt dhe të besueshme për regjistrimin e bizneseve dhe ofrimin e shërbimeve për çdo individ ose kompani që dëshiron të angazhohet në aktivitetet ekonomike të vendit.
QKB bën të mundur regjistrimin e bizneseve në një mënyrë më të shpejtë dhe të aksesueshme për çdo person ose subjekt që dëshiron të nisë një aktivitet ekonomik në Shqipëri. Qendra gjithashtu ka si qëllim të lehtësojë dhe përmirësojë shërbimet administrative për qytetarët dhe bizneset, duke implementuar sisteme elektronike dhe dixhitalizimin e proceseve administrative, si regjistrimi i bizneseve, marrja e licencave dhe regjistrimi i pronarëve përfitues.
Përmes digjitalizimit të shërbimeve, QKB synon të ofrojë një qasje më të shpejtë dhe më të aksesueshme, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe transparencë. Procedurat janë të thjeshta dhe mund të realizohen online përmes formave të ndryshme të aplikimeve dhe ankesa, të cilat janë të disponueshme në faqen zyrtare të QKB-së.
Shërbimet dhe Funksionet
QKB ofron një gamë të gjerë shërbimesh për bizneset dhe individët, duke përfshirë:
- Regjistrimi i Bizneseve – QKB mban dhe administron regjistrin tregtar, duke lehtësuar proceset e regjistrimit të bizneseve dhe duke ofruar informacion të hapur dhe të aksesueshëm për publikun.
- Leje, Licenca dhe Autorizime – Trajton procedurat për lëshimin dhe ndryshimin e licencave, autorizimeve dhe lejeve për bizneset, duke mbajtur një regjistër kombëtar të këtyre dokumenteve.
- Regjistrimi i Pronarit Përfitues – QKB kryen regjistrimin e pronarëve përfitues të bizneseve, duke siguruar transparencë dhe mundësi për hetime të mëtejshme.
- Informacion dhe Konsulencë – Ofron informacion dhe këshilla për të gjitha procedurat e regjistrimit dhe licencimit të bizneseve, si dhe për regjistrimin e pronarëve përfitues.
- Përmirësimi i Shërbimeve për Bizneset – QKB mbështet bizneset përmes digitalizimit të shërbimeve dhe uljes së barrierave administrative.
QKB është e angazhuar për të siguruar që të gjitha shërbimet të jenë të thjeshta, të shpejta dhe pa kosto për përdoruesit, duke e bërë procesin e regjistrimit, licencimit dhe deklarimin e pronarit përfitues më të lehtë dhe më efikas për të gjithë.
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit
Titullari: Z.Sokol BARDHI
E-mail: sokol.bardhi@qkb.gov.al
Tel: +355 4 2250066