Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

Qendra Kombëtare e Biznesit pjesë e Konferencës Vjetore të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (EBRA)
Milano, Itali | Qershor 2025

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) mori pjesë në Konferencën e dytë Vjetore të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (European Business Registry Association – EBRA), e cila u zhvillua ne qershor 2025 në Milano, Itali. Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të regjistrimit të bizneseve simotra evropiane, anëtare të EBRA.
Konferencën Vjetore e EBRA në Milano kishte në fokusin e saj shqyrtimin e sfidave aktuale që po përballen regjistruesit e biznesit evropianë, Nderveprimi midis regjistrave, Perdorimi i Inteligjences artificiale dhe Siguria kibernetike.

 

Organizatorët e konferencës, Shoqata Evropiane e Regjistrave të Biznesit (European Business Registry Association – EBRA),  Unioncamere dhe InfoCamere ideuan që të ishte skena e kësaj konference të rëndësishme, Milano, zemra ekonomike dhe financiare e Italisë. Mesazhi i EBRA i afirmuar në konferencën me temë “Të krijosh besim: Udhëheqja e evolucionit dixhital për kapërcimin e sfidav” ishte:  “Në një botë që evoluon me shpejtësi, besimi është themelor. Zbuloni se si të ndërtoni sisteme të sigurta dhe transparente për të kapërcyer sfidat e transformimit dixhital.”  
Gjatë punimeve të konferencës, Drejtori i Përgjithshëm i QKB z.Sokol Bardhi, në takimet që zhvilloi me drejtuesit e Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit, si dhe të vendeve anëtare të saj ndau përvojën shqiptare në drejtim të dixhitalizimit të proceseve dhe rritjes së transparencës për qytetarët dhe bizneset. 

Pjesëmarrja në këtë konferencë konsolidon angazhimin e QKB-së për të ndjekur zhvillimet më të fundit në nivel evropian dhe për të përfshirë praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve publike. Prezenca në forume të tilla është një hap domethënës drejt modernizimit të mëtejshëm të proceseve dhe përmirësimit të përvojës së përdoruesit, duke i dhënë përparësi transparencës, efikasitetit dhe sigurisë së të dhënave.

Në një kohë kur dixhitalizimi dhe ndërveprimi ndërinstitucional janë shtyllat kryesore të reformave në administratën publike, përfshirja aktive e QKB-së në rrjete ndërkombëtare si EBRA vlerësohet si thelbësore për të siguruar përafrimin me standardet evropiane. Qendra Kombëtare e Biznesit do të vijojë të investojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në ndërtimin e një mjedisi sa më të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes në vend.

Comments are closed.