Shqyrtimi i ankesës bëhet në përputhje me parashikimet Ligjit Nr. 9723/2007 “Për regjistrimin e biznesit”; Ligjit Nr. 10081/2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”; Ligjit Nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Informacioni në këtë format dhe të dhënat e ID do të përpunohen në përputhje me ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për sqarime më të detajuara kontaktoni KDIMDP ose koordinatorin e të drejtës për informim.
• Adresa dhe kontaktet mund të gjenden nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet.
• Drejtoni kërkesën tuaj, Koordinatorit për të drejtën e informimit, të institucionit që mban informacionin e kërkuar. Kontaktet e tij, janë të publikuara në faqen zyrtare të institucionit.
• Kur ju mendoni se ju kanë mohuar ndonjë prej të drejtave tuaja në bazë ligjit, keni të drejtë të ankoheni tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.