
PROCEDURA
▼
- Subjekti raportues duhet të identifikohet si biznes në portalin e-Albania
- Subjekti raportues duhet të bashkëlidh dokumentacionin e nevojshëm në dosjen e aplikimit
- Identifikimi i Pronarëve Përfitues në përputhje me parashikimet ligjore
- Plotësimi i formularit të aplikimit me të dhënat e detyrueshme
- Formulari i aplikimit duhet të nënshkruhet nëpërmjet nënshkrimit elektronik të personit të autorizuar për kryerjen e aplikimit
- Pranimi i aplikimit, shqyrtimi i tij në përputhje me afatet ligjore dhe reflektimi i ndryshimeve të të dhënave në Regjistër
- Nëse në subjektin raportues ka shtim të një individi pronar përfitues të ri atëherë duhet zgjedhur opsioni: “Regjistrim i pronarit të ri përfitues” dhe të plotësohen të dhënat e detyruara të tij.
- Nëse pronësia është indirekte atëherë për të plotësuar të gjitha subjektet juridike zinxhir duhet të klikohet butoni “Shto person” dhe të plotësohen të dhënat e tyre sipas akteve/dokumentacionit provues.
- Nëse në subjektin raportues ka largim të një individi të regjistruar si pronar përfitues më parë në regjistër atëherë duhet të zgjidhet opsioni: “Pronari përfitues që largohet” dhe të plotësohen të dhënat e pronarit përfitues që nuk është më pronar perfitues sipas parashikimit ligjor.
- Nëse në subjektin raportues ka ndryshim të të dhënave të pronarit të regjistruar më parë atëherë duhet të zgjidhet opsioni: “Ndryshim i të dhënave ekzistuese të pronarit përfitues të regjistruar në regjistër” duke selektuar emrin e pronarit përfitues të cilit i kanë ndryshuar të dhënat, si dhe plotësimi i informacionit te kërkuar sipas gjendjes/ndryshimit faktik.

DOKUMENTACIONI
▼
Në rastin e regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të pronarëve përfitues personi i autorizuar për kryerjen e aplikimit të subjektit raportues bashkëlidh si dokumentacion shoqërues në format elektronik, aktet, si më poshtë:
- dokumentacionin që vërteton numrin unik të identifikimit dhe emrin e subjektit raportues, si dhe datën e regjistrimit të subjektit në regjistrin përkatës
- dokumentacionin që vërteton të dhënat e identifikimit të pronarit përfitues, (sipas pikës 3.2.1, të nenit 4, të ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues)
- dokumentacionin e autoritetit kompetent regjistrues, që vërteton se pronari përfitues i regjistruar është zotërues i 25 (njëzet e pesë) % ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit, të të drejtave të votimit ose të interesave të pronësisë, si dhe që përmban datën e përcaktimit si pronar përfitues
- çdo dokumentacion tjetër që zotëron subjekti raportues për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të tij, sipas ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, përfshirë datën e përcaktimit si pronar përfitues, nëse ky informacion nuk rezulton në dokumentacionin sipas nënndarjes së sipërcituar.

AFATET LIGJORE
▼
Në rastin e regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të pronarëve përfitues të subjekteve raportuese, regjistrimi bëhet brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e ndodhjes së ndryshimit faktik.
- Mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara që depozitohen në regjister brenda afatit të sipërcituar dënohet me gjobë 400 000 lekë.

SHËRBIMET
▼
Shërbimi elektronik ju mundëson subjekteve që të aplikojnë online për ndryshimin e të dhënave të pronarit përfitues të subjektit raportues, të regjistruar në regjistrin tregtar ose në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.