Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

icon
PERSONAT E AUTORIZUAR PËR TË BËRË REGJISTRIMIN

Në zbatim të nenit nenin 26, të ligjit nr.9723 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar,  personat përgjegjës për të kryer aplikimin për regjistrimet e tjera janë:

  • Aplikimi për regjistrimet e tjera të personave fizikë, bëhet nga vetë personi apo nga çdo person i autorizuar prej tij.
  • Aplikimi për regjistrimet e tjera të shoqërive të thjeshta, bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose nga çdo person i autorizuar prej tyre.
  • Aplikimi për regjistrimet e tjera të shoqërive tregtare bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose çdo person i autorizuar prej tyre.
  • Aplikimi për regjistrimin e veprimeve juridike, me të cilat lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet mund të kryhet, gjithashtu, dhe nga anëtari, ortaku apo aksionari, të cilit ato i përkasin, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre
  • Aplikimi për regjistrimet e tjera të degëve dhe zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja bëhet nga përfaqësuesi ligjor i degës apo zyrës së përfaqësimit, nga përfaqësuesi ligjor i shoqërisë së huaj apo nga çdo person i autorizuar nga njëri prej personave të përmendur më sipër.
  • Aplikimi për regjistrimet e tjera të shoqërive dhe unioneve të kursim-kredive bëhet nga kryetari i bordit drejtues apo nga çdo person i autorizuar prej tij.
  • Aplikimi për regjistrimet e tjera të shoqërive të ndihmës e bashkëpunimit të ndërsjellë bëhet nga kryetari i këshillit administrativ ose nga çdo person i autorizuar prej tij.
icon
APLIKIMI DHE FORMA E DOKUMENTEVE SHOQËRUESE

Në zbatim të nenit 27 të ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit, i ndryshuar:

  • Regjistrimi kryhet me plotësimin e aplikimit përkatës, të cilit i bashkëngjiten dokumentet shoqëruese, që provojnë të dhënat që regjistrohen;
  • Dokumentet shoqëruese, duhet të jenë hartuar sipas formaliteteve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës apo nga dispozitat e këtij ligji;
  • Dokumentet shoqëruese, dorëzohet në format elektronik;
  • Dokumentet shoqëruese nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, sipas dispozitave përkatëse ligjore dhe përmbajtja e tyre duhet të duket qartë, të jetë e lexueshme dhe të lejojë marrjen e imazhit elektronik të dokumentit.
  • Dokumentet shoqëruese duhet të jenë në gjuhën shqipe. Së bashku me dokumentin shoqërues në shqip, aplikanti mund të depozitojë edhe përkthimin e vërtetuar në gjuhë të huaj. Aktet private dhe dokumentet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
  • Në rast mospërputhjeje të dokumentit shoqërues në gjuhën shqipe me atë në gjuhë të huaj, ky i fundit,nuk mund t’u kundrejtohet palëve të treta. Gjithsesi, palët e treta mund t’i kundrejtojnë subjektit të dhënat e përmbajtura në dokumentin në gjuhë të huaj, përveç rastit kur subjekti provon se i treti kishte dijeni për përmbajtjen e dokumentit në gjuhën shqipe.
icon
SHËRBIMET

Comments are closed.