Qendra Kombëtare e Biznesit pjesë e Konferencës Vjetore të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (EBRA)
Lisbonë, Portugali | 3-4 Prill 2025
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) mori pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (European Business Registry Association – EBRA), e cila u zhvillua më 3-4 Prill 2025 në Lisbonë, Portugali. Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të regjistrimit të bizneseve nga vende të ndryshme të Evropës, për të ndarë përvoja, sfida dhe zhvillime në fushën e regjistrimit dhe administrimit të bizneseve.
Gjatë konferencës, QKB ndau përvojën shqiptare në drejtim të dixhitalizimit të proceseve dhe rritjes së transparencës për qytetarët dhe bizneset. Përfaqësuesit e institucionit prezantuan zhvillimet më të fundit që synojnë modernizimin e shërbimeve, lehtësimin e procedurave dhe ofrimin e një qasjeje më efikase për përdoruesit.




Pjesëmarrja në këtë konferencë përforcon angazhimin e QKB-së për të ndjekur dhe zbatuar standardet më të mira evropiane në ofrimin e shërbimeve publike. Ajo përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve që QKB ofron për bizneset në Shqipëri, si dhe për rritjen e besimit të publikut ndaj institucioneve.
Temat kryesore të trajtuara gjatë konferencës përfshinë:
- Modernizimin e regjistrave të biznesit në Evropë,
- Sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave,
- Interoperabilitetin ndërmjet regjistrave të vendeve anëtare,
- Rolin e regjistrave në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Në një periudhë kur dixhitalizimi, siguria kibernetike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të administratës publike, pjesëmarrja e QKB-së në këtë forum nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimit me praktikat më të avancuara në këtë fushë.
Qendra Kombëtare e Biznesit mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime publike të standardeve evropiane, duke qenë një partner i besueshëm për çdo biznes që operon në Shqipëri.