Qendra Kombëtare e Biznesit pjesëmarrëse në Match Maker Albania 2025
Pallati i Kongreseve, Tiranë | 27 Mars 2025
Qendra Kombëtare e Biznesit mori pjesë në Match Maker Albania 2025, panairin më të madh të biznesit në Shqipëri, i cili u zhvillua më 27 mars në Pallatin e Kongreseve. Ky event mblodhi mbi 500 investitorë të huaj nga 35 shtete të ndryshme, së bashku me 200 investitorë shqiptarë, duke krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për rrjetëzim, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik.
QKB, si institucioni përgjegjës për lehtësimin e regjistrimit dhe funksionimit të bizneseve në Shqipëri, ishte e pranishme për të informuar pjesëmarrësit mbi procedurat ligjore, regjistrimet dhe lejet që u nevojiten investitorëve për të zhvilluar aktivitetin e tyre në vendin tonë.




Panairi ofroi mundësi të shumta për bashkëpunime strategjike, përmes:
Takimeve B2B dhe B2G
Prezantimit të produkteve “Made in Albania”
Paneleve me ekspertë ndërkombëtarë
Podcast-eve dhe media room-it
Workshop-eve dhe aktiviteteve kulturore
Hapësira informuese e QKB-së gjatë eventit u mirëprit nga vizitorët, duke shërbyer si një pikë kontakti për sipërmarrës dhe investitorë që kërkonin informacion të saktë dhe profesional mbi shërbimet që ofron institucioni. Gjatë ditës, përfaqësuesit e QKB-së patën mundësinë të ndajnë praktika të mira, të dëgjojnë interesat e pjesëmarrësve dhe të nxisin dialog për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.
Qendra Kombëtare e Biznesit mbetet e angazhuar në mbështetjen e çdo iniciative që synon fuqizimin e sipërmarrjes dhe rritjen e partneriteteve të qëndrueshme, duke qenë gjithmonë pranë biznesit.