Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)
Verifikimi i statusit të aplikimit bëhet në faqen zyrtare të QKB
Për të verifikuar statusin e aplikimit në Regjistrin Tregtar klikoni linkun më poshtë:
https://qkb.al/web/index.php/kerko-statusin-e-aplikimit-rt/
Për të verifikuar statusin e aplikimit në Regjistrin e Leje,Licenca.Autorizimeve klikoni linkun më poshtë:
https://qkb.al/web/index.php/kerko-per-statusin-e-aplikimit-per-licence-leje/
Për të verifikuar statusin e aplikimit në Regjistrin e Pronarëve Përfitues klikoni linkun më poshtë:
https://qkb.al/web/index.php/kontrollo-statusin-e-aplikimit-ne-rpp/
Gjithashtu, verifikimi i statusit të aplikimit mund të bëhet duke u loguar në e-albania.al . Përzgjdhni shërbimin për të cilin keni kryer aplikimin dhe klikoni 'Përdor'. Në vijim do t'ju shfaqen të renditura të gjitha aplikimet e kryera dhe në anën e djathtë statusi i tyre përkatës.
Vendimi i pezullimit apo refuzimit të aplikimit gjendet në e-albania tek ‘Dokumentat e mia’ . Në rast se aplikimi është me status të paplotë, në bazë të vendimit të pezullimit subjekti plotëson aplikimin në e-albania dhe e dërgon sërisht për shqyrtim në QKB.
Hapni aplikimin e paplotë në e-albania dhe ngarkoni një kërkesë për refuzim (për të shkarkuar modelin e kërkesës për refuzim, klikoni këtu.). Ndiqni hapat deri në fund dhe dërgojeni aplikimin për shqyrtim në QKB. Aplikimi shqyrtohet sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Verifikoni statusin e aplikimit për tu siguruar që është refuzuar.
Në faqen zyrtare të QKB-së mund të gjeni informacionin përkatës në linkun:
https://qkb.al/web/index.php/kerko-per-subjekt/
Licencat dhe lejet që lëshohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit si dhe licencat që lëshohen pa përfshirjen e QKB gjenden në faqen zyrtare në linkun https://qkb.gov.al/informacion-mbi-procedur%C3%ABn/regjistri-i-licencave-autorizimeve-dhe-lejeve/informacion-mbi-licensat-autorizimet-dhe-lejet/ .
Klikoni 'Shiko' te detajet e licencës dhe gjeni listën e dokumentave dhe modelet e vetëdeklarimit për secilën kategori.
Nëse veprimtaria juaj nuk lidhet me asnjë nga licencat që lëshohet nga apo nëpërmjet QKB, për akte të tjera administrative që mund t’ju nevojiten për të ushtruar veprimtarinë tuaj, lutemi drejtohuni institucioneve të tjera përgjegjëse.
Sipas Ligjit Nr. 112/2020, regjistrimi i pronarëve përfitues nuk zbatohet për:
a) Personat fizikë, tregtarë të regjistruar në regjistrin tregtar;
b) Personat juridikë dhe ndërmarrjet me aksionar të vetëm institucionet shtetërore;
c) Bashkësitë fetare;
ç) Partitë politike.
Për çdo aplikim që kryhet, aplikanti duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik.
Nëse jeni të pajisur me nënshkrim elektronik të përkohshëm për regjistrim fillestar, ai mund të përdoret vetëm për ato shërbime.
Pasi pajiseni me nënshkrim të përhershëm, duhet ta aktivizoni në:
https://esign.akshi.gov.al/Login
Pas aktivizimit, mund të kryeni aplikimin në QKB.

Comments are closed.