Shërbimi elektronik "Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Biznesit" u mundëson subjekteve të aplikojnë online për t'u pajisur me licencë të re për veprimtaritë për të cilat janë të interesuar. Licencat për të cilat mund të aplikohet online janë 88 të Grupit I-II dhe III.
Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshim leje/ licence në Qendrën Kombëtare të Biznesit" u mundëson subjekteve të aplikojnë online për ndryshimin e të dhënave të titullit të leje/licencës. Licencat për të cilat mund të aplikohet online për ndryshim janë 88 të Grupit I-II dhe III.
Shërbimi elektronik i aplikimit për revokim licence nëpërmjet aplikimit online në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Licencat të cilat mund të revokohen janë 37 licenca të Grupit I dhe II.
Aplikimi për shndërrim të lejes minerare mundëson shndërrimin e lejes minerare kërkim-zbulimi në leje minerare shfrytëzimi.
Shërbimi elektronik "Aplikim për Transferim të lejes minerare" mundëson transferimin e lejes minerare nga subjekti i cili zotëron lejen në një subjekt tjetër.
Aplikimi për transferim të lejes mjedisore mundëson transferimin e lejes mjedisore nga subjekti i cili zotëron lejen në një subjekt tjetër.
Shërbimi elektronik "Aplikim shtyrje afati, për lejet minerare" u mundëson subjekteve të aplikojnë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së lejes minerare sipas afateve kohore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
Shërbimi elektronik "Gjurmim i çështjes nga Qendra Kombëtare e Biznesit/ngarkim i mandat pagesës për leje/licencë" mundëson verifikimin e statusit të aplikimit, pasi subjekti ka kryer aplikimin nëpërmjet sportelit elektronik (online). Çdo biznes mund të gjurmojë statusin e aplikimit të kryer prej tij në QKB, për t’u pajisur me leje/licence, duke plotësuar fushën e numrit të çështjes.
Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, titullari i licencës/lejes mund të tërheqë titullin e licencës/lejes me vulë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania, bazuar në Ligjin nr. 10081, datë 23/02/2009, “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.