Shërbimi elektronik "Aplikim për konfirmimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues" ju mundëson subjekteve që të aplikojnë online për konfirmimin e të dhënave të pronarit përfitues të subjektit raportues, të regjistruar në regjistrin tregtar ose në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.
Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues" ju mundëson subjekteve që të aplikojnë online për ndryshimin e të dhënave të pronarit përfitues të subjektit raportues, të regjistruar në regjistrin tregtar ose në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.
Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues" ju mundëson subjekteve të regjistruara në regjistrin e organizatave jofitimprurëse dhe subjekteve të regjistruar në regjistrin tregtar që të aplikojnë online për regjistrim fillestar të pronarit përfitues të subjektit raportues.
Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues të Degëve dhe Zyrave të Përfaqësimit" i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar dhe në regjistrin e Pronarit Përfitues, Degët dhe Zyrat e Përfaqësimit.
Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues për shoqëritë kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta" u mundëson qytetarëve regjistrimin njëkohësisht të të dhënave në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues të shoqërive aksionare (SH.A)" i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar dhe në regjistrin e Pronarit Përfitues, janë Shoqëritë Aksionare.
Shërbimi elektronik "Ekstrakt për të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues" u mundëson subjekteve gjenerimin e ekstraktit të detajuar mbi të gjitha të dhënat e regjistruara si dhe historikun e veprimeve të kryera në regjistrin e pronarëve përfitues. Ekstrakti gjenerohet dhe shkarkohet menjëherë online me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore.