Për të vizituar faqen e vjetër klikoni këtu

SME Policy Index për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2026  
Tiranë | 29 Prill 2025

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) mori pjesë në takimin prezantues për institucionet shqiptare të metodologjisë së “SME Policy Index për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2026”, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), nën drejtimin e Zëvendësministrit Sokol Duma.

Takimi u fokusua në politikat mbështetëse për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), me qëllim vlerësimin e progresit në dimensione të ndryshme të politikave që ndihmojnë zhvillimin e tyre. Raporti, i prodhuar nga OECD, do të analizojë përparimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian.

Ky raport është një instrument i rëndësishëm në procesin e vlerësimit të kushteve ekonomike që mbështesin aktivitetin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe është në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, QKB është institucion kontribues në dy dimensione kryesore të zhvillimit të politikave për NVM-të, Dimensioni 2: Falimentimi dhe mundësitë e reja për NVM-të dhe Dimensioni 4: Mjedisi i biznesit.

Ky raport do të ofrojë rekomandime për përmirësimin e politikave dhe mbështetje për zhvillimin e NVM-ve, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Comments are closed.