Qendra Kombëtare e Biznesit pjesë e Konferencës Vjetore të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (EBRA)
Milano, Itali | Qershor 2025




Pjesëmarrja në këtë konferencë konsolidon angazhimin e QKB-së për të ndjekur zhvillimet më të fundit në nivel evropian dhe për të përfshirë praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve publike. Prezenca në forume të tilla është një hap domethënës drejt modernizimit të mëtejshëm të proceseve dhe përmirësimit të përvojës së përdoruesit, duke i dhënë përparësi transparencës, efikasitetit dhe sigurisë së të dhënave.
Në një kohë kur dixhitalizimi dhe ndërveprimi ndërinstitucional janë shtyllat kryesore të reformave në administratën publike, përfshirja aktive e QKB-së në rrjete ndërkombëtare si EBRA vlerësohet si thelbësore për të siguruar përafrimin me standardet evropiane. Qendra Kombëtare e Biznesit do të vijojë të investojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në ndërtimin e një mjedisi sa më të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes në vend.